Tharësen së flokëve e konsiderojmë si armikun më të madh të tyre dhe dëshira jon gjithmonë është që t’i lëmë flokët të na thahen vetë.
Por, a po i mbrojmë më shumë në këtë formë?!
Absolutisht jo, të paktën sipas Dr. Tim Moore, akademik në Cambridge i cili thotë se tharja natyrale është akoma më dëmtuese për flokët se vetë tharësja.
Që në momentin që i njomni flokët ndryshon automatikisht struktura e tyre molekulare.
Nëse do t’i mbani për shumë gjatë të lagur, një sasi e lartë uji do të absorbohet dhe pa e kuptuar do t’i dobësoni akoma më shumë flokët.
Bëhet pikërisht e gjitha kjo shkak për djegien dhe krijimin e majave dyshe.
Zgjidhja më e mirë është të përdorni tharësen elektrike dhe ta mbani mundësisht 15 centimetra larg flokëve.