34 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, ku 32 nga ta janë me oksigjeno-terapi.
Në raportin 24-orësh të këtij spitali thuhet se janë kontrolluar 49 pacientë për COVID-19, ashtu që 34 kanë rezultuar pozitivë me këtë sëmundje.
“34 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 3 pacientë janë të konfirmuar negativ, 11 pacientë presin rezultatet, 1 pacient pritet të testohet, 32 pacientë me oksigjeno terapi, 5 pacientë në CPAP maskë”, thuhet në raportin e spitalit.
Gjendja me COVID-19 është përkeqësuar dukshëm gjatë ditëve të fundit në Kosovë, ku vetëm dje u raportuan 728 raste dhe 12 viktima.