Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një film i furishëm për të drejtat njerëzore

Filmi më i ri nga regjisorja Kosovare, Rita Krasniqi, i titulluar ”Adelina” shënon herën e dytë që kjo regjisore e re ka mahnitur publika të tërë anë e mbanë botës.

Filmi përmbanë temë LGBTQI+, ku personazhi kryesorë, Ermali (Erblin Nushi) është një drag queen në Kosovë dhe ai arrinë të bindë shokët e tij që të përfomojnë në një klub nate me veshje drag. Çdo gjë duket se po shkon më së miri, deri kur për një moment Adelinës i fluturon perika dhe zbulon identitetin e Ermalit. Përmes lojës së personazheve, ngjyrave të filmit dhe mënyrës së saj unike për të xhiruar, Rita arrinë të përcjellë emocione të forta në ekran që e përqojnë shikuesin nga momenti i parë deri në atë të fundit.

Filmi “Adelina” sapo ka përfunduar një premierë të suksesshme në festivalin FemArt në Kosovë. Producenti i filmit, Jon Gojani, na tregon që filmi në muajin nëntor fillon edhe rrugëtimin në festivalet mbarëbotërore duke filluar me premierën ndërkombëtare në Los Angeles.

Rita është një aktiviste dhe filmat e saj e shfaqin këtë më së miri. Përmes talentit të saj për të bërë filma, Rita mundohet t’i tregoj botës të vërtetat e hidhura për keqtrajtimin e komunitetit LGBTQI+ në Kosovë. Për momentin Rita sapo ka përfunduar studimet master në New York Film Academy në Los Angeles. Rita vazhdon të jetoj në Los Angeles, mirëpo projektet e saj janë të fokusuara në Kosovë. Rita i bashkangjitet një grupi të vajzave nga Kosova si Dua Lipa, Rita Ora, Eliza Dushku, që vazhdojnë të tregojnë talentet e tyre në vendet mbarëbotërore dhe ne me padurim presim projektin e ardhshëm të Ritës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë