Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zëvendësohen tre anëtarë të Bordit Drejtues të ShSKUK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim për zëvendësimin e tre anëtarëve të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Në mbledhjen e sotme është marrë vendimi për të ndryshuar vendimin e marsit të këtij viti të marrë nga Qeveria Kurti kur ishin shkarkuar anëtarët e bordit të kaluar dhe ishin emëruar të tjerë.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë 1/17 të datës 27 mars 2020 për shkarkimin e Bordit Drejtues të Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës dhe formimin e bordit të ri.

Me ndryshimet dhe plotësimet e miratuara Dr.Diana Dafota zëvendësohet nga Dr. Naim Hoxha; Dr.Sadete Hadri, për shkak të pensionimit, zëvendësohet me Vjollca Kadolli dhe Mirsad Shkreta zëvendësohet me Dr. Diellor Rizaj”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Pjesa tjetër e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës mbetet sipas vendimit paraprak. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë