Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Edhe kur nuk keni simptoma ju mund ta shpërndani koronavirusin, ja cfarë thonë mjekët

Organizata Botërore e Shëndetit dhe insitiucione tjera shëndetësore e përshkruajnë mbrojtjen ndaj koronavirusit si një proces jo shumë të komplikuar. Mjafton që t’i pastrojmë duart rregullisht dhe të mbajmë distancën sociale. Por tani ka të dhëna se edhe njerëzit pa simptoma mund të jenë bartës të sëmundjes, anipse nuk tregojnë shenja të tilla.

Sipas të dhënave të fundit, njerëzit asimptomatikë e shpërndajnë virusin diku rreth 20-25 për qind në njerëz, transmeton Health.

Nate Favini, mjek në Forward, shpjegon se kjo kategori e të infektuarve mund të luajnë një rol shumë të madh në shpërndarjen e shpejtë dhe të madhe të koronavirusit.

Në të njëjtën linjë më atë që u tha më lart del edhe CNN, e cila në një hulumtim të zhvilluar në muajin maj tregon se 25 % e  virusit shpërndahet nga personat pa simptoma, ndërsa pjesa tjetër transmetohet kur sëmundja ka përparuar në organizmin e shpërndarësit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë