Janë gjetur trupat e vdekur të tre minatorëve në Dibër që u shpallën të humbur ditë më parë.
Viktimat I.H, F.C dhe R.R u gjetën në thellësi të minierës “Balgjaj” në Selishtë, transmeton Telegrafi.
Ende nuk dihet saktë se si ka ardhur deri te vdekja e tyre, mirëpo mendohet se personat në fjalë kanë pësuar asfikësi (pamundësi frymëmarrjeje).
Sidoqoftë, ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar se si ka rrjedhur ngjarja deri te vdekja e tyre.