Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Shkrimtarja e dy librave Rita Ademaj (VIDEO)

Në  emisionin “Familja jonë ” tek rubrika “Erida&Blini me mamin”  u prezantua shkrimtarja e re Rita Ademaj.

Rita Ademaj këtë  vitë  botoi dy librat e saj  të  parë  me tregime të  ndryshme brenda tyre.

“Ditë Hëna” ka titulluar librin e parë  kjo autore e re dhe libri “Rreze&Shprese” është  libri i dytë  i po kësaj autore.

Ajo thotë  se inspirimin e ka marrë pikërisht tek librat pasi që  ka lexuar libra të  ndryshëm dhe aty e kam gjetur frymëzimin timë  për të  filluar që  të  shkruaj dhe unë .

“Prej kur kam qenë  e vogël gjithmonë  e kam pasur pasion shkrimin, kam lexuar libra të  ndryshëm dhe gjithmonë  kam shkruar, prindërit gjithmonë  më  kanë  thënë që  të  vazhdoj të  shkruaj, në  moshën 11 vjeçare e kam shkruar dhe botuar librin “Ditë Hëna” zakonisht inspirohem edhe prej natyrës, kafshëve, dhe gjërave të  tjera, ndërsa si autore të  preferuar  e kam Anna Frankun” thotë  ajo

Përveç librave ajo merrët edhe me aktivitete të  tjera.

“Përveç librave merrëm edhe me aktivitete të  tjera si muzika, arti, aktrimi kam marrë  pjesë  në  shfaqje të  ndryshme të  cilat janë  organizuar si tek Istari, posta e porositur, po ashtu kam marrë  pjesë  edhe në  aktivitete të  tjera në  qytetin tim  në  Shtime, arsyja pse merrem me këto aktivitete është  pasi më  bëjnë  të  ndihem vetëvetja.

Këto dy libra ju dedikohen të  gjitha moshave, mirëpo më  shumë  bashkëmoshatarëve të  Ritës.

 Për të  ndjekur rrëfimin e saj të plotë  lidhur me eksperiencat me librat shikoni intervistën e saj më  poshtë  tek emisioni “Familja jonë ”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë