Të drejtat e fëmijëve në Republikën e Kosovës janë të garantuara me Ligjin nr. 06/L-084 për Mbrojtjen e Fëmijës, i cili ka hyrë në fuqi me 17 Korrik 2020. Por, përveç ligjit të drejtat e fëmijeve do të mbrohen edhe me rregullore komunale të veçanta nga komunat përkatëse.
Kjo draft rregullore është draftuar në kuadër të projektit PROtectChild nga Advocacy Training and Recource Center (ATRC) në bashkëpunim me Save the Children në Kosovë dhe me financim nga SIDA.
Për sqarim dhe kuptim më të lehtë ATRC ka realizuar një video animacion për qytetarët që bëhen të ditura të gjitha të drejtat që fëmijët i gëzojnë.
Përmes kësaj video bëhet e qartë se si komunat e kanë të rregulluar mbrojtjen e fëmijeve në nivelin lokal, përmes programve komunale që të garantojnë mirëqenien e fëmijëve, duke parandaluar faktorët që rrezikojnë jetën dhe integritetin moral, fizik, psikologjik e emocional të fëmijës.
Për më tepër ndiqni videon animuese:













