Të fjeturit mirë është jashtëzakonisht e rëndësishme për shëndetin në përgjithësi.
Gjumi i mirë redukton shumë gjasat që të prekemi nga ndonjë sëmundje kronike e cila mund të na shkaktojë telashe gjatë tërë jetës.
Pamundësia për të fjetur shtatë ose tetë orë është tregues i disa problemeve, e ndër ta është edhe të ushqyerit.
Konsumimi i ushqimeve të papërshtatshme para gjumit është jashtëzakonisht i panevojshëm, prandaj duhet të kihet kujdes edhe në këtë pjesë.
Si ndër ushqimet më të duhura para gjumit janë: bajamet, caji kamomil, peshku yndyror, kivi etj,
Secila nga këto ushqime dhe pije kanë rol shumë të madh që ne të bëjmë gjumë të qetë dhe të rehatshëm, andaj, para ndonjë produkti “të rëndë” i cili mund të na lërë pa fjetur, është e udhës të ushqehemi shëndetshëm. /familjajone













