Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
A kanë meshkujt orë biologjike?

Ora biologjike është diçka që I shqetëson shumë femrat por ato nuk janë të vetmet që duhet të brengosen.

Kjo dukuri I prekë edhe meshkujt.

Ata që presin të 40-at për t’u bërë baballarë mund rrezikojnë për 1/3 ta realizojnë këtë dëshirë.

Një studim amerikan ka zbuluar se meshkujt e moshës 40-42 vjeç me një partnere femër që është nën 30 vjeç kanë 46% shanse për t’u bërë prindër.

Kjo përqindje është më shumë se 1/3 më e ulët se 73% tek meshkujt e moshës 30-35 vjeç.

Ekspertët mendojnë se ADN-ja e spermës fillon të dëmtohet me kalimin e moshës, dhe kjo shpjegon edhe rrezikun e lartë që kanë burrat më të moshuar për të lindur fëmijë me autizëm ose skizofreni.

Meshkujt e moshës 40-42 vjeç kanë 1/5 më pak probabilitet për t’u bërë prindër se para ditëlindjes së 30-të, sugjeron studimi. Për studimin shkencëtarët analizuan të dhënat e gati 8000 çifteve në një klinikë në Boston mes viteve 2000-2014.

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë