Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ministri i Arsimit: Nëse vazhdohet me këtë ritëm të të infektuarve, do të vazhdohet me mësimin online

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka thënë se Ministria e Arsimit është duke planifikuar që të zhvilloj mësimin në rrethana normale, mirëpo nëse vazhdon ky trend i numrit të të prekurve me Covid-19, gjasat janë të mëdha që nxënësit as në shtator të mos ulën në bankat shkollore.

Likaj i ftuar në emisionin Pressing, ka thënë se janë duke përcjellur nga afër nga afër situatën dhe janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me Drejtorit e Arsimit nëpër komuna, për të kuptuar se si të vazhdohet tutje.

“Planet e Ministrisë së Arsimit janë që të fillohet mësimi në rrethana normale, mirëpo ne kemi bërë edhe plane të tjera, për të zhvilluar edhe mësimin në distancë apo mësim i kombinuar. I kemi përgatitur planet dhe po punojmë në tri drejtime. Mirëpo nëse vazhdohet me këtë ritëm të të infektuarve, do të vazhdohet me mësimin online”, tha Likaj.

Likaj që ka ardh në krye të kësaj ministre nga qershori ka folur edhe për hapjen e çerdheve, duke thënë se shpejtë në të gjitha komunat do të bëhet hapja e tyre.

“Ne kemi pasur edhe reagimet e prindërve dhe përfaqësuesve të çerdheve private, komunat do t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe do t’i përmbushin kushtet do t’i monitorojnë dhe do të lejojnë hapjen e tyre shumë shpejtë”, nënvizoi Likaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë