Mër, Mar 20, 2024
Banner Top
Banner Top
Sa e trasmetojnë fëmijët COVID-19 dhe si është përvoja në vendet ku nuk është ndaluar mësimi?

Shkruan: Dr.Lulzim Salihu

Ka dy lloje artikujshe te shkruar per ate se a duhet qe femijet te vijojne mesimin apo jo .Ne njeren ane disa punime shkencore pohojne se edhe pse semundja covid19 nuk shkakton fatalitet tek femijet prape se prape femijet jane transmetues te semundjes tek te tjeret,kurse disa tjere mendojne se ne baze te dhenave te disa shkollave ku ka vijuar mesimi ka pas shume pak te semure ne grupin e nxenesve si pasoj e transmisionit nga ana e femijeve dhe te stafit adult te shkollave. Ne nje studim ne Gjeneve te Zvicres nje mujore ka rezultuar se prej 40 nxenesve te konfirmuar me covid 19 te moshes 16 vjecare dhe jane hospitalizuar.Nga te dhenat per burimin e infekcionit ka rezultuar se vetem 3 nxenes jane infektuar nga nxenes tjere kurse 37 te tjere zakonishte nga anetaret me te vjeter te familjes se tyre. Ne Wuhan (Kine) nga 68 nxenes te semure vetem 3 nxenes jane infektuar nga moshataret e tyre kurse shumica jane infektuar nga familjaret e tyre ne shtepit e tyre . Nje nxenes 9 vjecare ne France i semure me covid19 i ka eksoponuar 80 nxenes dhe asnje nxenes nuk eshte infektuar. Ne Australi 9 student te semure kane qene ne kontakte me mbi 709 student tjere dhe mbi 120 stafe te shkolles dhe vetem nje student dhe nje nga stafi i shkolles eshte infektuar. Arsyet qe e shpjegojne kete dukuri jane : sistemi imun tek femijet me i forte per arsye se femijet me shpesh semuren nga semundjet virusale respiratore dhe krijojne shume antitrupa kryqezues edhe me covid 19. Pastaj eshte verifikuar numri me vogel i receptoreve ACE 2 me i vogel tek femijet vendi ku virusi ngjitet per qelize. Femijet prej moshes 0-1 vjece kane simptoma me te rende se femijet e moshes 1-10vjec te cilet nuk kane fare ose pak njeherit me se paku e transmetojne semundjen,kurse mosha 10 -16 vjec kane simptoma te lehte por transmetojne semundjen njejte sikur te rriturit. Disa vende si Franca ,Kanada ,Kili ,Israeli kane rihapur shkollat fillore dhe nuk ka ardhe deri te nderprerja e mesimit ,perveq ne Izrael ku rihapja e shkollave ka rezultuar me infektim te gati 30% e nxenesve dhe e kane nderpre prape mesimin. Edhe pse fataliteti tek femijet eshte rreth 0.2 % pra nuk eshte zero ,gjate mbylljes ne muajt e pandemise per shkak se shume vende kane mbyllur shkollat ne nuk e dime cka kishte me ndodhe nese shkollat do te kishin qendruar te hapura gjate pandemis pra sa femije do te infektoheshin dhe si do te ishte dekursi semundjes se tyre./Gazeta Shneta

Youtube

Arkiva

Kategoritë