Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, ka njoftuar qytetarët për udhëzimet orientuese për personat që udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.
“Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës dhe bashkëatdhetarë që jetoni në vende të ndryshme të Evropës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, tashmë ka publikuar udhëzimet orientuese për personat qe do të udhëtojnë transit drejtë Kosovës dhe nga Kosova nëpër vende tjera.Në grafikat e mëposhtme gjeni detajet, meqenëse Kosova është në listën e vendeve që paraqesin rrezik të lartë.Para nisjes është e obliguar që të kontaktohen ambasadat/konsullatat më të afërta në vendin që jetoni, për t’i konfirmuar udhëzimet e publikuara.Të dhënat do të përditësohen në vazhdimësi dhe qytetarët tanë do të njoftohen me kohë.Rrugë të mbarë dhe kujdes të shtuar”, thuhet në njoftimin e Minsistrisë.













