Maqedonia e Veriut regjistroi të enjten 15 viktima nga koronavirusi, që shkakton sëmundjen Covid-19.
Me këtë shifër, që është më e larta brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars, numri i përgjithshëm i viktimave nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut arrin në 321.
Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat e fundit janë regjistruar në: Shkup (8), Tetovë (2), Strugë (2), Gostivar (2) dhe Ohër (1).
Në raport thuhet se të gjithë pacientët që kanë vdekur, kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore.
Sa u përket të infektuarve, gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 173 raste të reja.