Hën, Qer 29, 2026
Banner Top
Banner Top
Zemaj takohet me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, flasin për përshpejtim të grantit 2.2 milionësh

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë që ka mbajtur një takim me Menaxherin e Zyrës së Bankës Botërore në Kosovës, Massimiliano Paolucci.

Me të ka diskutuar lidhur me përshpejtimin e projektit 2.2 milionë euro nga Banka Botërore.

“Përmes video lidhjes bisedova me z.Massimiliano Paolucci, menaxher i zyrës së Bankës Botërore në Kosovë dhe anëtarët e stafit të tij.
Kryetema ishte përshpejtimi i Projektit/Grantit prej 2.2 mil EURO nga Banka Botërore, sikurse çështje të tjera që e preokupojnë shëndetësinë kosovare.
Sigurova se do të angazhohem që të mos ketë asnjë procedurë burokratike për realizimin e projektit në fjalë, sikurse me përfaqësuesit e Bankës Botërore do të kemi takime dhe kontakte intensive ditore.
Z. Paolucci i sqarova se do të përpiqem maksimalisht që përmes Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës të aprovohet sa më shpejt në parlament Projekti i ri i emergjencës ndaj Covid-19.
Projekti i Shëndetësisë Kosovare ka vlerën prej 17.3 mil USD, nga të 9.6 mil USD pritet të shpenzohen deri në qershor 2021. Që përfshinë themelimin e shtyllave për prezantimin e fondit të sigurimeve shëndetësore, kujdesin parësor shëndetësor, financimi i luftimit të Pandemisë Covid-19.
Komiteti Menaxhues dhe Drejtues i Projektit në fjalë do të nis takimet ditëve në vijim”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë