Në Klinikën Infektive të QKUK-së, janë hospitalizuar 20 raste me koronavirus.
Gjendja e këtyre pacientëve është si vijon:
14 raste janë në gjendje stabile.
5 raste në gjendje te rëndë janë duke u trajtuar në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv është duke u trajtuar një rast në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.