Numri i rasteve me koronavirus në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 5 milionë.
Gjithsej 5 milionë e 599 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 1.570.583 raste deri më tani.
Pas SHBA-së radhiten Rusia me 308.705 raste, Spanja me 278.803, Brazili me 271.885, Britania me 248.818, Italia me 226.699, Franca me 180.809 dhe Gjermania me 177.827 raste me COVID-19.
Ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, në Turqi deri më tani janë konfirmuar 151.615 të diagnostikuar me virusin.
Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Irani (124.603), India (106.886), Peruja (99.483), Kina (82.965), Kanadaja (79.112), Arabia Saudite (59.854), Belgjika (55.791) dhe Meksika (54.346).
Ndërkaq, mbi 1,9 milionë njerëz janë shëruar nga virusi.