Studimi më i ri thekson që nuk është gjetur asnjë rast i transmetimit të koronavirusit nga fëmija te personi i rritur.
Me analizën e ndikimit të sëmundjes së koronavirusit te fëmijët është treguar që fëmija nuk kanë rol të rëndësishëm në përhapjen e coronavirusit.
Madje edhe OBSH-ja thekson që deri tani nuk është shënuar ndonjë rast që fëmijët më të vegjël se 10 vjeç kanë transmetuar koronavirusin te të moshuarit.
Provat e studimit tregojnë në vazhdimësi që, megjithatë, fëmijët nuk kanë rol të rëndësishëm në zinxhirin e infektimit, siç është menduar më herët.
Koronavirusi sulmon fëmijët shumë rrallë dhe përfshin shpesh raste asimptomatike. Ekzistojnë prova për rastet kritike të fëmijëve, mirëpo ato janë shumë të rralla.
Dr Alasdair Munro, hulumtues klinik i sëmundjeve infektive pediatrike ka thënë se roli i fëmijëve ende është i paqartë, por si duket ata nuk luajnë rol më të rëndësishëm.
Është regjistruar një rast në Francë, një djalosh nëntëvjeçar i prekur nga koronavirusi i cili pavarësisht kontaktit me më shumë se 170 njerëz, nuk ia ka transmetuar virusin askujt.
Përkrahës të kësaj teorie janë edhe zviceranët.
Shefi për Sëmundje Infektuese në Ministrinë e Shëndetësisë, Daniel Koch. ka thënë se fëmijët e vegjël nuk infektohen dhe nuk e bartin virusin. Ai shton se ata nuk kanë receptorë për të marrë sëmundjen.