European Union Kosovo, për të pestin vit me radhë është duke e organizuar garën për të quajtur ‘European of the Year 2020” që për qëllim ka të ju ndahet çmimi një individi ose institucioni që ka kontribuar më së shumti për promovimin e vlerave evropiane në Kosovë, gjatë këtij viti.
Këtë vit janë kandiduar katër persona për të fituar këtë çmim.
“Në listën e ngushtë të këtij viti, ne i kemi personat dhe institucionet që janë dëshmuar në dedikimin e tyre për ta luftuar COVID-19 duke i respektuar edhe vlerat evropiane”, shkruhet në njoftim.
Këta janë personat që janë të nominuar:
- Lul Raka, Mikrobiolog
- Klinika Infektive në Prishtinë
- 32 vullnetarët që janë duke ndihmuar në konvikte
- Darko Dimitrijevic, aktivist dhe gazetar nga Gorazdevac
Të gjithë ju që mendoni që njëri nga të nominuarit duhet ta fitojë këtë çmim, atë mund ta bëni duke votuar në këtë faqe të Facebook-ut – https://www.facebook.com/EuropeanUnionInKosovo/