Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Këto janë tri heroinat mikrobiologe që testojnë mostrat për koronavirus

Në këtë kohë kur gjithë bota është në luftë ndaj një virusi të padukshëm, janë mjekët ata që janë në krye të detyrës.

Janë bërë shumë kampanja në përkrahje të mjekëve që gjenden në vijën e parë të frontit, në mënyrë që të tregohet mirënjohja për mantelbardhët.

Në Kosovë që prej rasteve të para që u paraqitën me COVID-19, mjekët janë në detyrë.

Por janë tre mikrobiologe që punojnë në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, e që puna e tyre lidhet direkt me testimet që bëhen për koronavirus.

Bëhet fjalë për Pranvera Abazin, Donjeta Pllana dhe Zana Kacaniku – që janë tre gra mikrobiologe që merren ekskluzivisht me testimet për COVID-19.

Ato punojnë me orar të tejzgjatur pasi janë ndër ekspertet e vetme të kësaj lëmie në Kosovë.

Të trija janë heroinat e ditëve të pandemisë.

Ato po punojnë ditë e natë në mënyrë që të kemi një pasqyrë të qartë të personave të infektuar me koronavirus.

Abazi, Pllana e Kacaniku i marrin të gjitha mostrat e të dyshurëve me COVID-19 dhe i testojnë në Departamentin e Mikrobiologjisë.

Deri dje më 28 prill ato kanë testuar 6.995 mostra të dyshimta me virusin SARS-CoV-2 e prej tyre pozitive kanë rezultuar gjithsej 790 raste, ndëresa 22 raste kanë ndërruar jetë.

Që nga 8 shkurti kur ka filluar testimi për koronavirus edhe në Kosovë, 536 rsate janë aktive dhe 232 të tjerë të shëruar.

Më poshtë mund t’i shini fotografitë e tyre:

Zana Kacaniku

Donjeta Pllana

Image may contain: 1 person, smiling

Pranvera Abazi

Image may contain: 1 person, smiling

Youtube

Arkiva

Kategoritë