Pre, Mar 22, 2024
Banner Top
Banner Top
Evolution Dance ofron mësime live për Ditën Botërore të Vallëzimit

Që nga viti 2011, Kosova feston Ditën Botërore të Vallëzimit përmes organizimit të Evolution Dance si anëtare e organizatës më të madhe botërore CID – International Dance Council, organizatë nën UNESCO që shpallën këtë ditë nga viti 1982.

Dafina Rudi nga Evolution Dance ka bërë të ditur se edhe këtë vit, që nga sot, udhëheqësit e shkollave dhe miq nga rajoni do të dhurojnë mësime live, video tutorial, vallëzime të ndryshme dhe mesazhe urimi.

Më poshtë gjeni të gjtha informatat e lartpërmendura nga shkollat e vallëzimit.

Klasa vallëzimi live – LIVE Dance Classes

– “DANCING HOUSE ” Gjilan (vallëzim Modern) dhe Naski Ahmeti udhëheqëse e kësaj shkolle ju fton përmes kësaj video në klasën live për fëmijë përmes Zoom. Ju mund të kyqeni në zoom nga ora 16:00 përmes ID meeting – 3202307688.

#Ditaboterorevallezimit#dancedaykosovo29.04.2020Ora – 16:00 Shkolla e Vallëzimit Modern''Dancing House''Evolution Dance Kosovo#Dance#day#Kosovo#Gjilan#Prishtine#quarantinedance#

Posted by Shkolla e Vallëzimit Modern''Dancing House'' on Tuesday, April 28, 2020

– ” EVOLUTION DANCE ” – Prishtinë (Sociale Latine, Latine dhe Standrade) dhe Dafina Rudi i fton fëmijët në ora 19:00 për klasën live përmes zoom. Ju mund të kyqeni përmes Meeting ID 342 953 9276 dhe Password 328287.

– ” QKR BREZ PAS BREZI ” – Prishtinë ( Valle Popullore) dhe udhëheqësi tij Besnik Grajçevci ju fton live në dy termine:

Nga ora 18:00 përmes faqes: https://www.facebook.com/qendrarinore.obiliq

Nga ora 20:30 përmes faqes:
https://www.facebook.com/profile.php?id=100004132982196

VIDEO mësime dhe mesazhe – VIDEO tutorials

– ” CITY STARS ” Pejë dhe Prishtinë ( Hip Hop Dance) dhe udhëheqësi Ceni Meshi ju përshëndet dhe mundëson të mësoni koreografi të Hip Hop Dance përmes videove:

– ” FUEGO LOCO DANCE CENTER ” – Ferizaj ( Latin & Standard, Social Latin Dance) dhe udhëheqësi i tij Aljon Çerkini si dhe instruktorja Suzana ju urojnë festën e vallëzimit përmes videove duke ju dhuruar mësime të vallëzimit latin Rumba:

– ” EVOLUTION DANCE ” -Prishtinë (Sociale Latine, Latine dhe Standrade) përmes pjestarëve të saj ju uron Ditën Botërore të Vallëzimit dhe ndan me me ju video vallëzimi me muzikë që mund ti mësoni:

• Dance Online Party me latin music DJ Onil nga New York nga ora 21:00 përmes instagramit të Evolution Dance @evolution.dance.kosovo

– ” URBAN DANCE CREW” – Mitrovicë ( Hip Hop dance) dhe koreografi tyre Benjamin Ibrahimi ju uron dhe fton në mësim të lëvizjeve përmes videos:

– ” BALLET WITH NESA” – Prishtinë & Gjilan ( Ballet Dance) – përmes videos së saj ju mëson pozicionet fillestare në balet dhe ju uron ditën botërore të vallëzimit:

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=157940782416283&id=113173580226337

– ” ERI – DANCE SPORT ASSOCIATION ” – Tiranë (Lati & Standard, DanceSport Dances) dhe Erind Sallahi instruktor dhe vallëtarë ju uron Ditën Botërore të Vallëzimit:

Paraprakisht Urime! Evolution Dance Kosovo Dita boterore e vallezimit 29/04/2020 ??

Posted by Eri – Dance Sport Association on Tuesday, April 28, 2020

– “COACH VOICELOVE” – Macedonia – Shkup ( Social Latin Dances ) ju përshëndet përmes videos dhe ju dhuron mësime të vallëzimit BACHATA përmes videos:

– ” KIZZ TOUCH” – Macedonia – Shkup (Kizomba Dance) dhe Ana Krasiva e Maestro Misho ju urojnë Ditën Botërore të Vallëzimit dhe ndajnë me ju lëvizje të vallëzimit KIZOMBA përmes videove:

– NUSRET REXHEPI nga Zvicra dhe anëtarë i ansamblit ” KASTRIOTËT” – Ferizaj ndan me ju mësime të valleve popullore përmes videos:


Youtube

Arkiva

Kategoritë