Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Gjermani: Masa të rrepta, gjobat deri në 25 mijë euro

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministrat e landeve kanë vendosur sot gjatë një konference telefonike që të ndalohen kontaktet sociale. Denimet tepër të larta.

Gjermania e ka kuptuar shumë seriozisht luftën kundër virusit Corona, ndaj ka ashpërsuar sot rregullat për dalje jashtë shtëpive apo banesave. Në dy javët e ardhshme në Gjermani ndalohen kontaktet mes njerëzve jashtë familjeve. Ndalohet dalja në rrugë e më shumë se dy personave së bashku. Mund të dalin edhe më shumë persona së bashku, por vetëm nëse janë anëtarë të një familje të ngushtë. Qëllimi nuk është ndalimi i daljes së njerëzve jashtë, por ndalimi i kontakteve sociale dhe ndërprerja e zinxhirit të përhapjes së virusit Corona, i cili në Gjermani ka marrë hov në ditët e fundit. Kështu u vendos në një konferencë telefonike të zhvilluar sot mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të landeve të Gjermanisë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi pas takimit se këto masa janë të domosdoshme, për të ngadalësuar dhe evituar përhapjen e virusit Corona.

“Ne ende nuk kemi medikamente dhe vaksina. Ndaj duhet të ndërmarrim masa për parandalimin e përhapjes së virusit”, theksoi Merkel.

Kjo do të thotë se jeta në publik do të reduktohet sa më shumë që është e mundur – deri në minimum. Secili duhet të japë kontributin për luftimin e koronës, tha Merkel. “Vetëm me respektimin e rregullave mund të shpëtojmë jetën e njerëzve”, theksoi Merkel. Kancelarja tha se edhe ajo vet ka reduktuar të gjitha kontaktet dhe takimet që nuk janë të domosdoshme.

Vendimi i sotëm është i domosdoshëm, sepse këtu “bëhet fjalë për jetë a vdekje”, thanë disa nga kryeministrat e landeve gjermane.

Rregullat e sotme parashikojnë ndalimin e të gjitha kontakteve të afërta mes njerëzve të panjohur – që do të thotë se në dy javët e ardhshme ndalohet puna e parukerive, salloneve të zbukurimeve, salloneve për tatuazhe, masazheve dhe të gjitha institucioneve ku kërkohet kontakt, apo afërsi me klientët.

Prej ditës së hënë (23.03.2020) njerëzit lejohet të shkojnë te mjeku, në barrnatore, në punë apo në dyqane. Lejohet pra edhe dalja për shëtitje dhe sport, por vetëm nëse personat dalin vet ose me një person dhe ate në largësi prej më së paku 1,5 metra. Vendimi i sotëm parashikon mbylljen e objekteve të gastronomisë, pra restoranteve. Ato mund të punojnë, por vetëm për porosi me telefon. Ndalohen edhe të gjitha llojet e festimeve, e për ata që shkelin këto rregulla, parashikohen dënime të rënda.

Kryeministri i landit të Renanisvë Veriore Vestfalisë, Armin Laschet si dhe krerët e disa landeve të tjera bën të ditur se ata që shkelin këto rregulla, do të dënohen me dënime shumë të larta. Laschet tha se në landin NRW dënimet mund të shkojnë deri në 25.000 Euro. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë