Hën, Mar 30, 2026
Banner Top
Banner Top
Kufizimet drastike të COVID-19 mund të zgjasin dy vjet, paralajmëron Gjermania

Agjensia e shëndetit publik në Gjermani ka paralajmëruar se kriza e koronavirusit mund të zgjasë deri në dy vjet.

Instituti Robert Koch, agjensia gjermane e qeverisë federale përgjegjëse për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, e bëri kërkesën të martën që rrezikun e kërcënimit për Gjermaninë ta ngrish nga gjendje ‘e moderuar’ në ‘e lartë’.

Ky vendim vjen pasi kancelarja gjermane Angela Merkel dje njoftoi që mbledhjet në kisha, xhami dhe sinagogë do të ndaloheshin dhe tha se sheshet e lojërave dhe dyqanet jo thelbësore do të mbyllen pasi vendi ka arritur në 7,000 raste të konfirmuara, dhe 14 vdekje.

Sipas Presidentit të RKI Lothar ëieler, kohëzgjatja e izolimit varet nga sa njerëzit zhvillojnë imunitet ndaj COVID-19 pas kontraktimit të virusit, sa njerëz testojnë pozitivë për sëmundjen dhe sa kohë duhet për të zhvilluar një vaksinë.
Dr ëieler nuk e përjashtoi mundësinë që disa nga masat e urgjencës të përcaktuara nga vendet të duhet të qëndrojnë në vend për atë kohëzgjatje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë