Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Kujdes – këto zakone rrisin rrezikun nga kanceri

Tashmë është e ditur se disa aktivitete dhe zakone mund të rrisin rrezikun për kancer. Ka shumë gjëra që ne bëjmë çdo ditë që gjithashtu mund të bëjnë që rreziku për kancer të rritet. 

Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në SHBA pas sëmundjes së zemrës, kështu që njohja e faktorëve të rrezikut dhe metodat për të parandaluar atë është e domosdoshme.

1. Ekspozimi ndaj diellit

Të qenit në diell mund t’ju ndihmojë të ndiheni mirë, por është gjithashtu shkaku kryesor i kancerit të lëkurës. Rrezet UV dëmtojnë fijet në lëkurën tuaj dhe mund të shkaktojnë njolla, tumore dhe lezione prekanceroze dhe kanceroze të lëkurës.

Sigurohuni që të shmangni sa më shumë ekspozimin në diell midis orës 10:00 dhe 2:00 pasdite (orët e pikut të rrezatimit UV2). 

2. Rrezitje e rreme

Ju mund të mendoni se zgjedhja që të merrni ngjyrë artificialisht është më e sigurt dhe më e shëndetshme për ju sesa rrezitja në diell. Por në fakt nuk është ashtu. Pajisjet e tyre shoqëruese mund të jenë po aq vdekjeprurëse – dhe nganjëherë më të rrezikshme – sesa ekspozimi në diell.  

Si mund të shmangni rritjen e rrezikut tuaj të kancerit si melanoma, karcinoma e qelizave skuamoze dhe karcinoma e qelizave bazale? Ta themi thjesht: mos provoni nxirjen artificiale! 

3. Pirja e duhanit

Ka 4,800 substanca toksike që gjenden në cigare, dhe ju thithni secilën prej tyre sa herë që e konsumoni atë. Nëse pini duhan, jetëgjatësia juaj është të paktën dhjetë vjet më e shkurtër se sa e duhanpirësit, dhe rreziku juaj për sulm në zemër, sëmundje të mushkërive dhe një sërë kanceresh rritet intenzivisht.

Nëse ndaloni pirjen e duhanit para moshës 40 vjeç, ju zvogëloni rrezikun e vdekjes nga një sëmundje e lidhur me pirjen e duhanit me gati 90%. Tre muaj pasi që ta lini, aftësia e mushkërive përmirësohet.

4. Alkooli

Alkooli mund të jetë i mirë për zemrën tuaj – shpesh do t’i dëgjoni njerëzit të thonë se një gotë verë në ditë është e dobishme. Sidoqoftë, ka shumë hulumtime për të sugjeruar që konsumimi i rregullt i alkoolit mund të përbëjë një rrezik të rritur nga kanceri si tek burrat ashtu edhe tek gratë. 

Sidoqoftë, shkurtimi i konsumit tuaj të alkoolit mund të ndikojë pozitivisht në jetën tuaj në mënyra të shumta! Ju do të humbni peshë dhe do të zvogëloni pothuajse patjetër kolesterolin tuaj, i cili gjithashtu do të ndihmojë në parandalimin e kancerit.

5. Mbipesha

Shumica e njerëzve nuk e identifikojnë kancerin me mbipeshën. Të qenit me mbipeshë shoqërohet më shpesh me diabetin ose sëmundjet e zemrës. Sidoqoftë, rreth 8% e të gjitha llojeve të kancereve mund t’i atribuohet mbipeshës, kështu që humbja e peshës mund t’ju ndihmojë të ulni rrezikun e marrjes së një shumëllojshmërie të kancereve, duke përfshirë kancerin e mëlçisë, kancerin e pankreasit, kancerin e veshkave, kancerin e gjirit, etj./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë