Sa herë që mendojmë për dhëmbët, gjëja e parë që na vjen në mendje janë këshillat e dentistëve për t’i larë sa më shpesh. I keni larë dhëmbët sot ? Nëse jo, jeni akoma në kohë. Pasta e dhëmbëve është produkti bazë për një larje sa më të mirë. Por pasta e dhëmbëve ka edhe shumë veti të tjera të dobishme për shtëpinë.
1.Eliminon ndryshkun e hekurit të rrobave
Pas shumë përdorimesh hekuri i rrobave krijon një shtresë ndryshku ose smërçi. Nëse doni ta hiqni, spruconi pas ujë të nxehtë mbi të dhe fërkojeni me pastë dhëmbësh. Rezultati është i menjëhershëm.
2.Pastron njollat e jakave të këmishave
Njollat e brendshme të jakave hiqen me vështirësi me detergjent. Prandaj para se t’i lani, lyejini me pastë dhëmbësh dhe më pas futini në lavatriçe. Kjo vlen edhe për shenjat e buzëkuqit që mund t’ju kenë lënë gabimisht mbi këmishë.
3.Fshin CD-të dhe DVD-të e gërvishtura
Edhe pse teknologjia ka avancuar dhe pothuaj të gjithë përdorim usb, ka akoma nga besnikët e CD-ve. Për të hequr gërvishtjet e tyre, fërkojini më një sfungjer të butë dhe pastë dhëmbësh. Në fund fshijini më leckë pambuku. Mund të bëni të njëjtën gjë edhe për ekranin e telefonit.
4.Ndihmon thonjtë e zverdhur
Nëse keni probleme me zverdhjen e thonjve, ju mund t’i kuroni më pastë dhëmbësh dhe verë të bardhë. Krijoni një përzierje dhe përdoreni sipas dëshirës. Pas çdo lyerje, futini duart në dorashka.
5.Parandalon shfaqjen e akneve
Përdorimi i pastës së dhëmbëve shoqëruar me argjilë të bardhë krijon një maskë perfekte për të parandaluar shfaqjen e akneve dhe njollave./Familja Jonë