Grejpfruti është një frut me vlera të larta. Është konbinim në mes të një portokalli dhe një pomelo.
Ky frut është i ulët në kalori, por është ushqyes, dhe një burim i shkëlqyer i vitaminave A dhe C. Në treg ka disa lloje të këtij fruti, por më i rekomanduari është grejpfruti i kuq.
Shumë studime kanë ardhë në përfundim se rritja e konsumit të ushqimeve bimore si grejpfruti, ndikojnë në luftën kundër diabetit, kolesterolit, obesitetit dhe shumë sëmundjeve tjera që lidhen me sistemin kardiovaskular.
Grejpfruti ka shumë pak kalori, vetëm 26 kkal për 100 gr produkt, prandaj është tejet i dobishëm për ata që duan të humbin peshën e tepërt. Ky frut gjithashtu ndihmon edhe në mirëmbajtjen e lëkurës./Familja Jonë