Njerëzit shpesh mund të mendojnë që qeskat e zeza nën sy, mund të jenë si shkak i mungesës së gjumit dhe lodhjes.
Ndonëse kjo gjë mund të jetë një arsye, ka edhe shkaqe të tjera pse disa persona mund të kenë qeska të zeza nën sy.
Qeskat nën sy mund të kenë ngjyrë të zezë, kafe të mbyllët apo edhe vjollce – varësisht nga ngjyra e lëkurës.
Këto qeska zakonisht nuk paraqesin ndonjë gjendje të rëndë shëndetësore, por njerëzit shqetësohen për to për shkak të arsyeve kozmetike.
Arsyet pse keni qeska të tilla nën sy janë:
Mungesa e gjumit
Alergjitë
Hiperpigmentimi, që ndodh kur trupi prodhon shumë melanin
Anemia
Plakja/FamiljaJone