“Krahasimi është hajduti i lumturisë” – kështu është një thënie. Kjo thënie ju referohet krahasimi që ju mund të ia bëni vetës me të tjerët!
Por pse njerëzit e krahasojnë veten me të tjerët?
Psikologu, Leon Festinger, në vitet e 50-ta zhvilloi teorinë e krahasimit. Ai zbuloi që njerëzit kanë një dëshirë të brendshme që të vlerësojnë veten. Meqënse, vlerësimi nuk mund të bëhet duke u bazuar në asgjë, atëherë lind krahasimi me të tjerët.
Por a është mirë krahasimi që i bëni veten me të tjerët?
Sipas Festinger, krahasimi të bënë më konkurrues gjë që mund të na shtyen të jemi versioni më i mirë i vetës. Krahasimi gjithashtu është bazë për sukses. Por ndonjëherë krahasimi mund të kalojë në lakmi dhe ta lëndosh veten!
Një prej gjërave më të këqija të krahasimit është krahasimi i vetes me njerëzit që i shohim në rrjete sociale.
E si ta ndalni këtë krahasim?
Jeni të vetëdijshëm
Jeni mirënjohës
Mos i nënvlerësoni të tjerët
Dashurohu në imperfeksionet tuaja
Largohuni një kohë nga rrjetet sociale/Familja Jone