Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Gazmend Hoxhës nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës dhe e ka liruar atë nga kjo detyrë.
Sipas njoftimit të Qeverisë, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është caktuar Fehmi Hoti.
Qeveria ka shprehur vlerësimin për kontributin dhe angazhimin e Hoxhës gjatë mandatit të tij.













