Enj, Sht 24, 2026
Banner Top
Banner Top
UNICEF lidh partneritet me gjashtë komuna për të fuqizuar shërbimet për fëmijët

UNICEF në Kosovë ka nënshkruar Memorandume Mirëkuptimi me gjashtë komuna: Prishtinën, Fushë Kosovën, Graçanicën, Obiliqin, Prizrenin dhe Mitrovicëne Jugut, duke vendosur një zotim të përbashkët për përmirësimine jetës së fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve. 

Këto partneritete shënojnë një hap të rëndësishëm në zbatimin e Programit të UNICEF Kosovo 2026–2030, duke i përkthyerzotimet e përbashkëta në veprime në nivel lokal. Përmesbashkëpunimit të ngushtë me komunat, UNICEF-i synon tëkontribuojë që fëmijët, veçanërisht ata më të cenueshëm, tëpërfitojnë nga shërbime sociale cilësore dhe gjithëpërfshirëse. Komunat janë në vijën e parë të ofrimit të rezultateve për fëmijët. Shumë nga shërbimet që ndikojnë drejtpërdrejt në jetëne një fëmije planifikohen, financohen dhe ofrohen në nivel lokal. Duke qenë më pranë fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve, komunat janë në një pozitë unike për t’i kthyer politikat nëveprime dhe për të siguruar që çdo fëmijë, veçanërisht më tëcenueshmit, të përfitojë nga shërbime sociale cilësore nëshëndetësi, arsim, mbrojtje të fëmijëve dhe mbrojtje sociale. 

“Për fëmijët, cilësia e shërbimeve lokale mund të përcaktojënëse një politikë shndërrohet në një mundësi reale në jetën e tyre. Përmes këtyre partneriteteve, duam të punojmë krah për krah me komunat, duke përdorur më mirë të dhënat, duke investuar në mënyrë më efektive në fëmijët dhe duke forcuarshërbimet nga të cilat fëmijët dhe familjet varen çdo ditë,” thaVeronika Vashchenko, Shefe e UNICEF në Kosovë. 

Përmes këtyre partneriteteve, UNICEF-i dhe komunat do tëpunojnë së bashku për planifikimin dhe buxhetimin që u përgjigjet nevojave të fëmijëve, për të përmirësuar përdorimin e të dhënave dhe dëshmive, për të rritur koordinimin ndërmjetsektorëve dhe për të shtuar investimet në fëmijë. Partneritetet do të promovojnë gjithashtu pjesëmarrjen kuptimplotë të fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve në vendimmarrjen në nivel lokal. 

Bashkëpunimi do të forcojë më tej qasjen e barabartë nëshërbime cilësore në fushat kryesore të mirëqenies së fëmijëve, përfshirë kujdesin shëndetësor parësor dhe imunizimin, edukimin në fëmijërinë e hershme, arsimin cilësor dhe zhvillimin e aftësive, angazhimin e të rinjve dhe mundësitë për punësim, si dhe shërbimet e koordinuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe mbrojtjen sociale, përfshirë parandalimin dhe reagimin ndaj dhunës ndaj fëmijëve.