Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të qetësojmë dhimbjet menstruale?



Shumë femra bëhen emocionale dhe kanë dhimbje barku para dhe gjatë periudhave të tyre. Kjo nganjëherë quhet PMS. Mirëpo këto dhimbje dhe PMS janë normale dhe mund të mjekohen.

Dhimbjet menstruale mund të jenë vërtet të pakëndshme, por ato ndodhin për një arsye. Gjatë periudhës menstruale, mitra kontraktohet.

Gjatë këtyre ditëve, shqetësimet janë të shumta, si për shembull: fryrje barku, dhimbje në fund të barkut, dhimbje mesi, të përziera e disa herë edhe të vjella .

Ka disa mënyra për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve:

  • Përdorni ilaçe për dhimbje si ibuprofen, naproksen, ose acetaminophen. Ndiqni gjithmonë udhëzimet në shishe. Bisedoni me mjekun tuaj përpara se të merrni ilaçe për dhimbje nëse keni një alergji ndaj aspirinës ose astmës së rëndë
  • Ushtrimi – Bëni aktivitet fizik, ngase lëvizjet do të lehtësonojnë dhimbjet
  • Vendosni një jastëk të ngrohtë në bark ose në pjesën e poshtme të shpinës
  • Bëni një banjë të nxehtë
  • Pushoni
  • Përdorni kontrollin hormonal të lindjes (si pilulën, copëzën, unazën, implantin dhe IUD-in hormonal)./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë