Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Cilat sëmundje i shkakton depresioni?

Gratë që përjetojnë simptoma të depresionit rrezikohen nga shumë sëmundje kronike,  thotë një hulumtim.

Shkolla e Shëndetit Publik Xiaolin Xu ka bërë të ditur se gratë që kishin simptoma të depresionit, madje pa diagnozë klinike, ishin në rrezik për tu prekur nga shumë sëmundje kronike.

“Këto ditë, shumë njerëz vuajnë nga sëmundje të shumëfishta kronike, siç janë diabeti, sëmundjet e zemrës, sulmet dhe kanceri”, tha Xu.

“Ne pamë se si gratë përparojnë në zhvillimin e këtyre sëmundjeve kronike para dhe pas fillimit të simptomave depresive”.

Studimi australian i Shëndetit të Grave mori si bazë për hulumtim gratë e shëndetshme, të moshës së mesme pa diagnozë të mëparshme të depresionit ose sëmundjes kronike gjatë 20 viteve.

Studimi zbuloi se 43.2 për qind e grave kanë përjetuar simptoma të larta të depresionit dhe vetëm nën gjysmën e grupit kanë raportuar se janë diagnostifikuar ose kanë marrë trajtim për depresion.

Gratë nga grupi në depresion kishin 1.8 herë më shumë gjasa të kenë çrregullime të shumta shëndetësore para se të përjetonin simptoma depresive.

“Pasi që gratë filluan të përjetonin këto simptoma, ato kishin 2,4 herë më shumë gjasa të vuanin nga shumë sëmundje kronike krahasuar me gratë pa simptoma depresive”.

Hulumtimi sugjeron se depresioni dhe sëmundjet kronike ndajnë një rrugë të ngjashme gjenetike ose biologjike.

“Inflamacioni në trup është i lidhur me zhvillimin e depresionit dhe sëmundjeve kronike fizike,” tha ai.

“Sëmundjet kronike, si diabeti dhe hipertensioni, gjithashtu lidhen zakonisht me depresionin”.

Këto rezultate ndihmojnë përforcimin e kuptimit të shëndetit mendor dhe fizik të profesionistëve të kujdesit shëndetësor.

“Kur trajton pacientët për këto simptoma, profesionistët e kujdesit shëndetësor duhet të kuptojnë se këta njerëz janë në rrezik për të zhvilluar sëmundje të mëtejshme kronike”.

Gratë me të dyja kushtet kishin më shumë gjasa të vinin nga familjet me të ardhura të ulëta, të ishin me mbipeshë dhe joaktive.

“Ruajtja e një peshe të shëndetshme, duke ushtruar rregullisht, duke ngrënë një dietë të ekuilibruar dhe duke reduktuar sjelljet e dëmshme mund të ndihmojë në parandalimin dhe ngadalësimin e progresit të sëmundjeve të shumta kronike”./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë