Mar, Maj 26, 2026
Banner Top
Banner Top
Si ndahet kurbani dhe kur duhet të prehet? Sqarimet që çdo besimtar duhet t’i dijë sipas Hoxhes

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, shumë besimtarë muslimanë kryejnë prerjen e kurbanit si një nga ritualet më të rëndësishme fetare. Për të sqaruar domethënien dhe rregullat e këtij obligimi fetar, kemi përmbledhur disa nga pyetjet më të shpeshta lidhur me kurbanin dhe kemi intervistuar Hoxhë Bahri Sejdiun.

Fillimisht, Hoxha na tregoi se Kurbani simbolizon sakrificën, afrimin tek Zoti i Madhëruar dhe kryerjen e obligimit fetar për çdo familje muslimane duke qene obligim (vaxhib) për ata që kanë mundësi materiale dhe nuk janë të varfër.

I pyetur se kur duhet të prehet Kurbani, hoxha tha se Kurbani prehet në ditën e Bajramit, pas faljes së namazit të Bajramit, dhe mund të vazhdojë deri në ditën e katërt, më 13 Dhulhixhe, deri në kohën e ikindisë.

Mishi i kurbanit ndahet në tri pjesë: një pjesë për familjen, një për fqinjët dhe një për të varfërit. Megjithatë, nëse dikush e sheh të nevojshme dhe dëshiron, mund ta shpërndajë të gjithë mishin për familjet në nevojë, u shpreh hoxha.

Sa i përket ndarjes së tij, hoxha thotë se sipas praktikës tradicionale, kurbani ndahet në tri pjesë të barabarta.

E në fund hoxha na tregon se një pjesë mbahet për familjen, ndërsa dy pjesët e tjera shpërndahen pasiqe kjo është mënyra që e praktikoi profeti Muhamed a.s. gjatë jetës së tij.

Youtube

Arkiva

Kategoritë