Hën, Maj 25, 2026
Banner Top
Banner Top

Të hënën, më 25 maj 2026, në QKMF Prishtinë u prit një delegacion nga ICARS Danimarkë, në kuadër të aktiviteteve për Kujdestarinë e Antimikrobikëve në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Delegacioni u prit nga Dr. Valdet Hashani, Drejtor i QKMF-së Prishtinë, Dr. Rushit Ismajli, Koordinator i Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, Dr. Violeta Haxhiaj, drejtuese e grupit për Kujdestarinë e Antimikrobikëve, si dhe Z. Erton Hysenaj, farmacist.

Gjatë takimit u diskutua për aktivitetet që QKMF Prishtinë ka realizuar dhe vazhdon të zbatojë në fushën e Kujdestarisë së Antimikrobikëve, me fokus në përdorimin racional të antibiotikëve, edukimin e profesionistëve shëndetësorë dhe ndërgjegjësimin e pacientëve për parandalimin e rezistencës antimikrobike.

Po ashtu, u theksua rëndësia e zbatimit të Procedurës Standarde Operative për Kujdestarinë e Antibiotikëve, si kornizë orientuese për standardizimin e praktikave në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

QKMF Prishtinë mbetet e përkushtuar në avancimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor, forcimin e përdorimit të drejtë të antibiotikëve dhe bashkëpunimin me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në këtë fushë të rëndësishme të shëndetit publik.

Youtube

Arkiva

Kategoritë