Mër, Maj 20, 2026
Banner Top
Banner Top

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se ka nënshkruar udhëzimin e ri administrativ për shkollimin specialistik, i cili parasheh ndryshime në politikat për specializantët e rinj në Kosovë.

Përmes një videomesazhi, ai ka thënë se për herë të parë kandidatët për specializim nga të gjitha trojet shqiptarepërfshirë Luginën e Preshevës, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Shqipërinë – do të trajtohen në mënyrë të barabartë me kandidatët nga Republika e Kosovës, përcjell Gazeta Shneta

Vitia theksoi se me rregullat e reja, specializanteve që ndodhen në pushim të lehonisë do t’u vazhdohet pagesa edhe pas kthimit në procesin e specializimit.

Po ashtu, sipas tij, përvoja njëvjeçare e punës nuk do të jetë më obligative për aplikim.

Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti do të hapet edhe konkursi i ri për shkollimin specialistik

Youtube

Arkiva

Kategoritë