Hën, Maj 18, 2026
Banner Top
Banner Top
Nesër Qendra e Studentëve organizon aksion për dhurimin vullnetar të gjakut

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se Qendra e Studentëve ka organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut për personat në nevojë.

Sipas njoftimit, ky aksion, do të mbahet të marten e 19 majit nga ora 11:00 deri në ora 15:00.

Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Sallën “1 Tetori”.

“Ftojmë studentët dhe qytetarët që, përmes këtij akti humanitar, të japin kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve.” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.

Youtube

Arkiva

Kategoritë