Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, ka njoftuar se Qendra e Studentëve ka organizuar një aksion për dhurimin vullnetar të gjakut për personat në nevojë.
Sipas njoftimit, ky aksion, do të mbahet të marten e 19 majit nga ora 11:00 deri në ora 15:00.
Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten në Sallën “1 Tetori”.
“Ftojmë studentët dhe qytetarët që, përmes këtij akti humanitar, të japin kontributin e tyre në shpëtimin e jetëve.” thuhet në njoftimin e Parlamentit Studentor.













