Mër, Maj 6, 2026
Banner Top
Banner Top
Përfundon Programi për Shkathtësi Sociale në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është realizuar me sukses programi rehabilitues “Shkathtësitë Sociale”, i udhëhequr nga zyrtarët socialë të institucionit.

Ky program ka pasur për qëllim zhvillimin e aftësive personale dhe sociale të të burgosurve, me fokus në kontrollin e emocioneve, përmirësimin e sjelljes dhe marrjen e vendimeve të përgjegjshme, si gjatë qëndrimit në institucion, ashtu edhe pas lirimit.

Në njoftim është theksuar se në përmbyllje të programit, pjesëmarrësit u certifikuan nga U.D. Zëvendësdrejtoresha e Përgjithshme e SHKK-së, Trendelina Qorraj, si dhe nga U.D. Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë, Salih Ademi.

“Zbatimi i programeve të tilla përbën një hap të rëndësishëm drejt rehabilitimit dhe riintegrimit social, duke ndikuar edhe në uljen e rrezikut për përsëritje të veprave penale.” thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë