Hën, Maj 4, 2026
Banner Top
Banner Top
Vlerësohen me mirënjohje profesionistët shëndetësorë në Klinikën e Endokrinologjisë për kontributin në vitin 2025

Në Klinikën e Endokrinologjisë së Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) janë ndarë mirënjohje për profesionistët shëndetësorë që u veçuan me punën dhe përkushtimin e tyre gjatë vitit 2025.

Në kuadër të këtij vlerësimi, mirënjohje u shpërndanë për:

Ardiana Perjuci Begolli, Lindita Mahmuti Musliu, Rita Sahiti Bajra, Qendresa Ahmetaj, Filloreta Nuhiu, Leotrim Ibrahimaj, Gentrit Hajdini, si dhe stafi infermieror dhe mbështetës: Aferdita Kukaj, Turkane Beqiri Berisha, Kaltrina Gashi Gjocaj, Nazlije Doçi dhe Sevdije Haliti.

Drejtoresha e kësaj klinike, Merita Emini Sadiku, theksoi se shërbimi ndaj pacientëve tejkalon kufijtë e obligimit profesional.

“Shërbimi ndaj pacientëve, për stafin shëndetësor, përveç që është një obligim profesional për të qenë në detyrë dhe për të dhënë më të mirën e mundshme, është edhe një përmbushje shpirtërore, duke pasur parasysh misionin njerëzor të këtij profesioni.” u shpreh Emini Sadiku përmes një postimi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë