Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Siguria e nxënësve në rrugë”, po vijon procesin e ligjëratave edukative në shkollat fillore dhe të mesme në Gjakovë dhe Malishevë.
Policia e Kosovës në njoftimine tyre kanë theksuar se përmes këtij angazhimi synojnë që të njoftojë nxënësit mbi rregullat e trafikut rrugor dhe të rrisë shkallën e kujdesit gjatë lëvizjes së tyre në rrugë.
Përveç pjesës teorike, gjatë ditëve në vijim do të zhvillohet edhe faza praktike e këtij plani.
Policia ka bërë të ditur se gjatë kësaj faze, nxënësit do të jenë të pranishëm në rrugë së bashku me zyrtarët policorë për t’u njohur nga afër me punën operative të policisë dhe për të parë konkretisht zbatimin e rregullave të komunikacionit.
“Ky aktivitet mbetet një prioritet i Policisë së Kosovës për garantimin e sigurisë së nxënësve dhe parandalimin e rreziqeve në trafik.” thuhet në njoftim.












