Gjatë 24 orëve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 16 operime me sukses, ndërsa janë realizuar edhe saktësisht 3,902 analiza laboratorike.
Sipas raportit ditor, janë kryer 460 vizita specialistike, ndërsa 47 pacientë janë pranuar për trajtim. Aktualisht, në spital janë të shtrirë 206 pacientë.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 5 lindje, si dhe janë kryer 34 dializa.
Në kuadër të shërbimeve diagnostike janë realizuar 122 incizime me rëntgen, 40 ekzaminime me ultrazë dhe 16 MRI.
Po ashtu, janë kryer 16 ehokardiografi, 4 ergometri dhe 2 gastroskopi.
Ndërkohë, në fushën e rehabilitimit janë ofruar 59 shërbime fiziatrike.













