Oda e Infermierëve të Kosovës sot ka ndarë mirënjohje për infermierët që kanë dhënë kontribut ndër vite.
Mirënjohjet janë ndarë në Ditën Ndërkombëtare të Mamisë, ku në ndërkohë është hapur edhe Java e Infermierisë nga kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, shkruan Gazeta Shneta.
Ndër infermieret e nderuara me mirënjohje është edhe Luljeta Borovci e cila punon si infermiere në Shtëpinë e Personave të Moshuar pa Përkujdesje Familjare.
Gori ka thënë se infermieret mbajnë përgjegjësi të mëdha ndaj jetës dhe shëndëetit.
“Ju bartni përgjegjësi të mëdha, shpesh në kushte jo të lehta, por gjithmonë me integritet të lartë dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj jetës edhe shëndetit. Si Odë e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësorë, ne mbetemi të përkushtuar që të jemi zëri juaj, për të mbrojtur dinjitetin tuaj profesional dhe të angazhohemi për kushte më të mira pune, zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe vlerësim të merituar për punën që ju bëni çdo ditë.” u shpreh Gori.












