Mar, Maj 5, 2026
Banner Top
Banner Top
629 vizita specialistike dhe mbi 3 mijë e 300 analiza në 24 orë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka realizuar 629 vizita specialistike gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 53 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtutjeshëm.


Sipas raportit ditor, aktualisht në këtë institucion janë të shtrirë 212 pacientë që po marrin përkujdesje shëndetësore.


Në laboratorë, 245 pacientë kanë kryer gjithsej 3,310 analiza laboratorike.


Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 3 lindje ndërsa janë kryer 9 operime me sukses dhe 42 dializa.


Në kuadër të shërbimeve diagnostike, janë realizuar 134 incizime me rëntgen, 48 ekzaminime me ultrazë dhe 20 rezonanca magnetike (MRI), si dhe 9 ekzaminime me ekografi.


Po ashtu, në fushën e rehabilitimit janë ofruar 58 shërbime fiziatrike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë