Ministria e Shëndetësise së Kosovës ka njoftuar se sot në Kuvendin e Kosovës, me 80 vota për dhe asnjë kundër, u miratua në lexim të dytë një prej reformave më të rëndësishme për sektorin e shëndetësisë, Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Sipas ministrisë, ky ligj shënon një hap të madh drejt ndërtimit të një sistemi shëndetësor më të qëndrueshëm dhe më të drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke krijuar bazën për financim më stabil dhe qasje më të barabartë në shërbime shëndetësore.
“Miratimi i këtij ligji është dëshmi e përkushtimit institucional për të avancuar sektorin e shëndetësisë. Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë angazhimin për zbatimin e reformave që garantojnë një sistem shëndetësor funksional, efikas dhe në shërbim të qytetarëve tanë.” thuhet në njoftimin e ministrisë.













