Hën, Pri 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Mos i injoroni këto shenja që tregojnë se mund të keni diabet

Mjeku familjar, Nexhbedin Sadiki, ka shpjeguar shenjat që mund të tregojnë se një person mund të jetë i prekur nga diabeti.

Në një intervistë në emisionin Familja Jonë, ai ka folur për simptomat kryesore të kësaj sëmundjeje, duke theksuar se në disa raste, shenja e parë mund të jetë lodhja e paarsyeshme.

“Ne fakt (kjo lodhje) nuk është e paarsyeshme sepse problemi ka filluar, vetëm është shprehur”, ka paralajmëruar Sadiki.

Ai ka theksuar gjithashtu se ndër shenjat paralajmëruese të diabetit mund të jenë lodhja, humbja e fuqisë, mungesa e disponimit, si dhe urinimi i shpeshtë gjatë natës, të cilat sipas tij tregojnë se organizmi mund të jetë duke zhvilluar sëmundjen.

Në videon më poshtë mund të gjeni shpjegimin e plotë të Sadikit mbi shenjat që tregojnë se një person mund të ketë diabet.

Ndërsa më poshtë gjeni intervistën e plotë, ku përveç këshillave për shëndetin dhe simptomave që nuk duhen injoruar, Sadiki shpjegon edhe rolin e mjekut familjar në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Youtube

Arkiva

Kategoritë