Hën, Pri 13, 2026
Banner Top
Banner Top
Baleti Kombëtar i Kosovës pritet të performojë në Kolumbi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se Baleti Kombëtar i Kosovës do të prezantojë shfaqjen “Carmina Burana” në Bogotá të Kolumbisë, në kuadër të një turneu në Amerikën Qendrore dhe Latine.

Sipas njoftimit, shfaqja do të mbahet më 21 maj në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán, një nga teatrot më të rëndësishëm në kryeqytetin kolumbian.

“Shfaqja do të mbahet më 21 maj, në Teatro Municipal Jorge Eliécer Gaitán në Bogotá, një nga teatrot më të rëndësishëm në Kolumbi, duke sjellë një nga veprat më të njohura të repertorit ndërkombëtar para publikut kolumbian.” ka bërë të ditur Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Sipas njoftimit, ky turne përfshin edhe El Salvadorin dhe Kolumbinë.

“Kjo paraqitje është pjesë e turneut që përfshin El Salvadorin dhe Kolumbinë, dhe shënon një hap të rëndësishëm në prezantimin ndërkombëtar të institucionit tonë.” ka shkruar Ministria e Kulturës dhe Turizmit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë