Ditëlindja e 7-të e portalit “Familja Jonë” do të shënohet këtë të diel me një emision special televiziv, i cili premton një program të pasur me intervista, rrëfime inspiruese dhe përmbajtje argëtuese për të gjithë shikuesit.
Emisioni do të hapet me një intervistë të veçantë me autoren Saranda Bujupi Rama, e cila do të përballet përballë gazetares së portalit, Bujulina Peni. Ky bisedim pritet të sjellë reflektime mbi rrugëtimin shtatëvjeçar të portalit “Familja Jonë”, sfidat, sukseset dhe vizionin për të ardhmen.
Në pjesën e dytë të emisionit, vëmendja do t’i kushtohet talentit të ri, Nahar Rrmoku, një shkrimtare e re që së fundmi ka nisur edhe podcastin e saj, duke sjellë një frymë të re kreative dhe motivuese.
Më pas, në pjesën e tretë, do të jetë e ftuar shkrimtarja Flutur Mustafa, e cila do të ndajë me publikun përvojën dhe rrugëtimin e saj në letërsi.
Në fund, rubrika e kuzhinës do të sjellë një atmosferë të ëmbël, ku Arbnora Shehu do të prezantojë një recetë të shijshme deserti me kadaif.
Programi transmetohet këtë të diel, nga ora 16:00, në Kanal 10.













