Mër, Pri 8, 2026
Banner Top
Banner Top
Mbi 1,500 intervenime gjatë vitit 2025 në sallën ambulantore kirurgjike në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në sallën kirurgjike të Ambulancës Specialistike në QKUK po realizohen intervenime kirurgjikale të vogla dhe të mesme në kushte ambulantore.

“Në sallën kirurgjike të Ambulacës Specialistike në QKUK realizohen intervenime kirurgjikale të vogla dhe të mesme në kushte ambulantore, pa pasur nevojë për hospitalizim të pacientëve”, thuhet në njoftim.

Sipas SHSKUK-së, ky shërbim mundëson trajtim më të shpejtë dhe efikas për pacientët, duke reduktuar kohën e pritjes dhe duke ofruar kujdes kirurgjikal pa nevojë për qëndrim spitalor.

Në këtë sallë kryhen kryesisht intervenime të vogla nga Klinika e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, përfshirë heqjen e lezioneve të lëkurës, trajtimin e plagëve dhe ndërhyrje të ndryshme rekonstruktive, të cilat realizohen me anestezion lokal.

Po ashtu, ndërhyrje të ngjashme realizohen edhe për klinika të tjera si Neurokirurgjia, Kirurgjia Torakale, Abdominale dhe Vaskulare, duke përfshirë procedura diagnostike dhe terapeutike si biopsitë.

“Të gjitha këto procedura realizohen me aplikimin e anestezionit lokal”, thuhet më tej në njoftim.

SHSKUK bën të ditur se salla është e pajisur me teknologji moderne dhe përmbush standardet bashkëkohore për ofrimin e shërbimeve të sigurta.

Që nga funksionalizimi i saj, në këtë sallë janë realizuar mijëra intervenime, ndërsa vetëm gjatë vitit 2025 janë kryer gjithsej 1,548 ndërhyrje kirurgjikale.

Youtube

Arkiva

Kategoritë