Hën, Pri 6, 2026
Banner Top
Banner Top

IKShPK-ja përmes një postimi në facebook njofton se është digjitalizuar sistemi i librezave sanitare.

“Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se Sistemi Digjital i Librezave Sanitare tashmë është aktivizuar dhe është funksional.

Duke qenë se ky sistem është një risi, ju lutemi të keni parasysh hapat dhe afatet e tranzicionit:

  • Afati për kërkesa fizike: Pranimi i kërkesave në formë fizike do të bëhet vetëm deri më datë 14.04.2026. Pas kësaj date, kërkesat fizike nuk do të pranohen më.
  • Aplikimi elektronik: Nga data 15.04.2026, aplikimi do të realizohet ekskluzivisht në formë elektronike përmes vegëzës: https://kontrollasanitare.rks-gov.net/
  • Aplikimi mund të bëhet edhe përmes faqes zyrtare të IKShPK https://ikshpk.rks-gov.net/ (përmes butonit Apliko për Librezë Sanitare),
  • Udhëzimet për regjistrim dhe aplikim i gjeni brenda platformës, te seksioni “Hapni llogarinë”.

Për informata të tjera, ju lutem na kontaktoni përmes emailit: ikshpk@rks-gov.net.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin në modernizimin e shërbimeve tona!”, shkruan në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë