Enj, Mar 26, 2026
Banner Top
Banner Top
AIP u bën thirrje mediave për kujdes të shtuar gjatë raportimit për ngjarjet tragjike

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ju ka bërë thirrje të gjitha mediave dhe platformave online që, gjatë raportimit për ngjarje tragjike, të tregojnë kujdes të shtuar ndaj familjeve të prekura.

AIP ka rikujtuar se mbrojtja e të dhënave personale është detyrim ligjor dhe moral, veçanërisht në situata të ndjeshme.

“Në këto situata të ndjeshme, është thelbësore që raportimi të bëhet me përgjegjësi të lartë profesionale dhe etike, duke respektuar privatësinë, dinjitetin dhe dhimbjen e familjarëve.” ka potencuar AIP.

Tutje, kjo Agjenci ka ftuar mediat që të veprojnë me ndjeshmëri dhe korrektësi, duke kontribuar në ruajtjen e dinjitetit njerëzor dhe duke treguar solidaritet me familjet në momente të vështira.

Youtube

Arkiva

Kategoritë